Mijëra tifozë të klubit gjerman të Bundesliga-s, Union Berlin, u mblodhën në stadiumin e tyre për të kënduar këngët tradicionale të Krishtlindjes, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe festive.
Klubi njoftoi se 28,500 bileta shumë të kërkuara u shkuan shpejt, gjë që konfirmuan edhe disa tifozë të pranishëm. Një adoleshent me një kapelë Santa të Union Berlin-it tha se për të dhe shokët e tij ishte hera e parë që morën pjesë në këtë ngjarje, pas pesë vitesh përpjekjesh për të siguruar biletat. Një tjetër tifozë, Jeanette, e përshkroi ngjarjen si fillimin e sezonit të Krishtlindjes, duke theksuar se tradita vazhdon prej 23 vitesh.
Union Berlin njihet për lidhjen e fortë me tifozët e tij, të cilët kanë qenë një mbështetje e vazhdueshme që nga koha e “Oberliga” dhe gjatë periudhës së krizës financiare të klubit në vitin 1997, kur organizuan protesta dhe fushata bamirësie.
Në një ndeshje të fundit, liderët e Bundesliga-s, Bayern Munich, fituan 3-2 ndaj Union Berlin, duke përfituar nga dy autogola të vendasve dhe duke kaluar në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë./mxh
