Autoritetett amerikane kanë zbuluar mbi një milion dokumente shtesë që mund të lidhen me çështjen e Jeffrey Epstein, duke rihapur një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit në SHBA. Dokumentet pritet të publikohen gradualisht në ditët dhe javët në vijim.
Departamenti I Drejtësisë po përballet me kritika të forta për mosrespektimin e afatit ligjor të 19 dhjetorit, të përcaktuar nga ligji i ri për transparencën e dosjeve Epstein.
Deri më tani, autoritetet kanë publikuar mijëra faqe dokumentesh, përfshirw emaile, fotografi, video dhe materiale hetimore, shumë prej të cilave janë të redaktuara. Megjithatë, zyrtarë të lartë kane pranuar se qindra mijwra dokumente të tjera mbeten ende pa u bërë publike.
Çështja ka shkaktuar reagime të forta politike. Demokratët kanë akuzuar administratën për fshehje të paligjshme të informacionit, duke folur për vonesa të pajustifikuara dhe redaktime që, sipas tyrej, bien ndesh me ligjin.
Dosjet Epstein kanë pasur ndikim edhe përtej SHBA-së, duke përfshirë figura të njohura ndërkombëtare.
Jeffrey Epstein vdiq në një burg në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual të të miturve. Megjithatë, çështja vazhdon të mbetet e hapur, ndërsa të prekurit dhe ligjvënësit kërkojnë transparencë të plotë./mxh
