Last Updated on 25/12/2025 by Monika
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u takua në Ankara me kreun e njohur ndërkombëtarisht të shtetit të Sudanit, gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan.
Sipas Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, bisedimet u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, situatën humanitare në Sudan si dhe hapat që mund të ndërmerren për të garantuar stabilitetin rajonal.
Turqia ka shprehur mbështetjen e saj për qeverinë sudaneze dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për përfundimin e luftës që ka përfshirë vendin.
Muajin e kaluar, Presidenti Erdogan deklaroi se udhëheqja e gjeneralit al-Burhan është e hapur për përfshirjen e Ankarasë në përpjekjet për arritjen e paqes në Sudan.
Takimi vjen në një moment kritik për vendin afrikan, i cili po përballet me një krizë të rëndë humanitare dhe pasiguri të vazhdueshme politike./mxh
