Festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të lartë automjetesh në akset rrugore të Qarkut të Lezhës, duke shkaktuar trafik të rënduar. Mbrëmjen e kësaj të shtune, situata është përkeqësuar veçanërisht në superstradën Lezhë-Milot, ku në disa segmente qarkullimi ka qenë pothuajse i bllokuar, duke krijuar kaos për drejtuesit e mjeteve.
Në përgjigje të situatës, Policia Rrugore ka shtuar masat e sigurisë dhe prezencën në terren, duke u pozicionuar në pika strategjike të aksit. Qëllimi i këtyre masave është menaxhimi i fluksit të automjeteve, parandalimi i aksidenteve dhe garantimi i një lëvizjeje sa më të sigurt për qytetarët gjatë periudhës festive./mxh
