Prokurorët italianë njoftuan arrestimin e nëntë personave, të dyshuar për financimin e Hamasit përmes organizatave bamirëse të regjistruara në Itali. Operacioioni u zhvillua nga njësitë antimafia dhe antiterrorizwm, nën koordinimin e autoriteteve gjyqësore.
Sipas prokurorisë së qytetit të Gjenovës, të arrestuarit akuzohen për “pjesëmarrje dhe financim” të Hamasit, organizatë e shpallur terroriste nga Bashkimi Evropian. Hetuesit thone se rreth 7 milionë euro, të mbledhura gjatw dy viteve tw fundit për qëllime të ashtuquajtura humanitare, I janë dhuruar strukturave të lidhura me Hamasin.
Policia ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 8 milionë euro.
Mes të arrestuarve ndodhet edhe Mohammad Hannoun, president i Shoqatës Palestineze në Itali. Ai është gjithashtu themelues i Shoqatës Bamirëse për Solidaritet me Popullin Palestinez.
“Unë nuk jam pjesë e Hamasit, as nga afër dhe as nga distanca. Megjithatë, për të qenë i drejtë, Hamasi është një lëvizje rezistence palestineze, një lëvizje që fitoi më shumë se 74 vende në zgjedhjet e para dhe të fundit demokratike në Palestinë, duke i bërë ata përfaqësuesit legjitimë të popullit palestinez. Kjo nuk do të thotë që unë jam i lidhur me Hamasin. Unë jam një mbështetës i Hamasit, e kam thënë, e them dhe e përsëris,” deklaroi presidenti i shoqatës.
Hetimi nisi pas evidentimit të transaksioneve financiare të dyshimta dhe u zgjerua përmes bashkëpunimit me autoritetet holandeze dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, nën koordinimin e agjencisë gjyqësore evropiane Eurojust./mxh
