Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se zhvilloi një telefonatë produktive këtë të dielë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pak përpara një takimi të planifikuar në Florida me udhëheqësin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Sapo pata një telefonatë shumë të mirë dhe produktive me Presidentin Putin të Rusisë” përpara bisedimeve të planifikuara me Zelensky në rezidencën e Trump në Florida në orën 13:00 sipas orës lokale (18:00 GMT),-tha udhëheqësi i SHBA-së në platformën ‘Truth Social’.
Komunikimi mes dy udhëheqësve vjen përpara takimit të planifikuar me Zelensky-n, teksa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po tregojnë gatishmëri për t’u angazhuar në dialog.
Kjo qasje mund të ndikojë në formatin e negociatave të ardhshme, mirëkuptimin e ndërsjellë mbi sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe të përcaktojë dinamikën e mëtejshme të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës./mxh
