Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Manati, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me murin rrethues të një banese.
Si pasojë e përplasjes, i plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia./mxh
