Last Updated on 28/12/2025 by Monika
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka ndarë të dhëna të përditësuara sa i përket rezultatit të deritanishëm nga zgjedhjet, teksa janë numëruar kutitë e para të votimit.
Siç KQZ, deri më tani janë përpunuar 645,132 vota nga 1,999,204 votues në total ose 32,27% dhe janë procesuar 1,872 vendvotimet e procesuara nga 2,557 gjithsej ose 73,21%.
Deri më tani, rezultati për partitë politike është si më poshtë vijon:
Lëvizja VETËVENDOSJE! me 50,21% ose 333,486 vota
Partia Demokratike e Kosovës – PDK me 20,36% ose 136,274 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK me me 14,15% ose 93,901 vota
Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës -AAK me 6,29% ose 41,169 vota
Srpska Lista me 3,23% ose 22,883 vota./mxh
