Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Lezhë–Shkodër. Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë.
Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas ata janë transportuar nga autoambulancat. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.



