Last Updated on 05/01/2026 by EL
Demokratët e nisin këtë vit të ri me një traditë të vjetër, foltoret e çdo të hëne.
Pasditen e sotme, përpara Kryeministrisë, po mbahet foltorja e shtatë radhazi, ku nuk ka ndryshim nga foltoret e vitit 2025, si për shkak të pjesëmarrjes, ashtu edhe të figurave që janë pjesë e saj.
Edhe në vitin 2026 nuk do të kemi një bashkim mes Berishës dhe Lapajt, ku ky i fundit e ka zhvendosur protestën e ditës së sotme në orën 19:00, për të mos pranuar bashkimin me Berishën. /E.T
