Last Updated on 05/01/2026 by Monika
Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit ofensiv nga Kosta Rika, Freddy Antonio Alvarez Rodriguez.
Futbollisti 30-vjeçar iu bashkua bardhebluve si lojtar i lirë pas mbylljes së përvojës së tij me skuadrën e Liberisë. Pasi përfundoi me sukses vizitat mjekësore, lojtari nënshkroi kontratën zyrtare me klubin kryeqytetas.
Alvarez ka nisur menjëherë procesin stërvitor nën drejtimin e trajnerit Ardian Nuhiu.
Ky është përforcimi i dytë brenda ditës për Tiranën nga Kosta Rika. Më herët, klubi kishte prezantuar edhe mbrojtësin Johan Enrique Cortes Alfaro./mxh
