Last Updated on 06/01/2026 by Monika
Policia e Shtetit në Durrës dhe zona të tjera të vendit ka qenë në terren me përkushtim dhe sakrificë, në ndihmë të qytetarëve të rrezikuar nga moti i keq dhe përmbytjet. Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda, ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe humanizmin e efektivëve, si dhe për falënderimet e shumta të qytetarëve.
Njoftimi i Policisë:
Përkushtim, sakrificë, mirënjohje dhe respekt nga qytetarët 🤝
Shërbimet e Policisë në Durrës, e në shumë zona të vendit, me përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm, në ndihmë të përdoruesve të rrugës dhe të banorëve në rrezik nga përmbytjet.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shpreh mirënjohje për punonjësit e Policisë, të cilët përgjatë gjithë ditës së sotme dhe vijojnë ende, kanë treguar përgjegjshmëri, angazhim, sakrificë dhe humanizëm në shërbim të qytetarëve, duke u ardhur në ndihmë si pasojë e motit shumë të keq, si dhe falënderon qytetarët që kanë dërguar në adresat e Policisë dhjetëra mesazhe falënderimi dhe video nga puna e punonjësve të Policisë në terren.
Në shërbim të qytetarëve, 24/7/mxh
