Pas dy ditëve me reshje të dendura shiu në Kukës, kanë nisur reshjet e dëborës. Shiu i ka lënë vend borës, e cila ka sjellë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave.
Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullim apo furnizim, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të udhëtojnë me goma dimërore dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, sidomos në akset malore
