Në Uashington, Shtëpia e Bardhë organizoi një takim me disa nga kompanitë kryesore amerikane dhe ndërkombëtare të naftës për të diskutuar mbi mundësitë e investimit në sektorin energjetik të Venezuelës, ndërsa administrata amerikane po shqyrton mënyra për të rilidhur prodhimin e naftës në vendin e goditur nga sanksionet.
Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Energjisë Chris Wright dhe Sekretarin e Brendshëm Doug Burgum, së bashku me drejtues të kompanive që prodhojnë, rafinojnë, tregtojnë ose ofrojnë shërbime për industrinë e naftës.
Mes emrave të pranishëm pritet të jenë gjigantë si Chevron, Exxon Mobil dhe ConocoPhillips, si dhe Repsol, Shell, Vitol, Trafigura dhe të tjerë, të cilët kanë pasur ose mund të kenë interes ekonomik në Venezuelë.
Takimi shihet si një hap rrugës drejt rikthimit të investimeve të mëdha në infrastrukturën e naftës venezuelase, e cila ka pësuar zhgënjime dhe mungesë investimesh për vite me radhë. Sipas zyrtarëve amerikanë, kjo mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit dhe ringjalljen e sektorit pas periudhës së gjatë të sanksioneve dhe konflikteve politike./mxh
