Last Updated on 09/01/2026 by Monika
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shfuqizuar sot 13 ligje, përfshirë Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Në një njoftim për media, Gjykata Kushtetuese tha se ligjet në fjalë nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi gjeti se ishin shkelur rregullat për qeverisjen, ndarjen e pushtetit, vlerat, ushtrimin e funksionit, rregulloren e punës dhe komisionet kur deputetët i kishin miratuar ato në Kuvend.
Përveç ligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë, u shfuqizuan edhe 12 ligje të tjera për arsye të njëjta.
12 ligjet e tjera të shfuqizuara:
-Ligji për Shërbimet e Pagesave;
-Ligji kundër dukurive negative në sport;
-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit;
-Ligji për provimin e maturës shtetërore;
-Ligji për Banim Social dhe të Përballueshëm;
-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;
-Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;
-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale;
-Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore;
-Ligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore;
-Ligji për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore;
-Ligji për Lojërat Mesdhetare.
Gjykata Kushtetuese u shpreh se ligje të miratuara nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024 janë jokushtetuese për shkak të shkeljeve procedurale gjatë procesit ligjbërës./mxh
