Last Updated on 10/01/2026 by EL
Kryesia e Partisë Demokratike gjatë mbledhjes që po zhvillohet ditën e sotme në selinë “blu” ka marrë vendimin se në datë 24 janar do të mbajë protestën e radhës kombëtare kundër qeverisë.
Ende nuk dihet se në cilën orë do të mbahet protesta e të shtunës së 24 janarit.
Kujtojmë që në daljen e tij për mediat, kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta do të mbahej para datës 20 shkurt.
Kjo është protesta e dytë kombëtare në një kohë të shkurtër, pasi në datë 22 dhjetor mbajti tubimin para Kryeministrisë.
Ndërsa çdo të hënë në orën 18:00, Partia Demokratike po ashtu mban “foltoren” përpara Kryeministrisë./e.t
