Lazio regjistroi fitoren e pestë radhazi ndaj Hellas Veronës, duke triumfuar 1-0 në transfertë. Ndeshja u vendos nga një autogol në minutat e fundit, pas një devijimi të topit nga Victor Nelsson.
Lazio dominoi posedimin, por pati vështirësi në krijimin e rasteve të pastra. Verona u mbrojt mirë dhe tentoi kundërsulmet, pa arritur të konkretizojë.
Me këtë sukses, Lazio i jep fund një serie prej katër ndeshjesh pa fitore në Serie A. Bardhekaltrit afrohen në gjashtë pikë me zonën e gjashtë vendeve të para. Hellas Verona mbetet në vendin e 19-të, tre pikë larg shpëtimit.
Në ndeshjen tjetër, Lecce u mposht 2-1 në shtëpi nga Parma, pavarësisht se shënoi që në minutën e parë.
Lecce mbeti me nëntë lojtarë dhe pësoi përmbysje, ndërsa Parma siguroi tri pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën./mxh
