Një gjykatë zvicerane ka vendosur që bashkëpronari i barit në resortin luksoz të skive Crans-Montana, i cili u përfshi nga zjarri në natën e Vitit të Ri, mbetet në paraburgim.
Sipas njoftimit të gjykatës, Jacques Moretti do të mbahet në ndalim për një periudhë të përkohshme prej tre muajsh. Megjithatë, masa mund të rishikohet nëse merren masa për të ulur rrezikun e arratisjes, përfshirë vendosjen e një garancie financiare.
Nga ana tjetër, avokatët e Jessica Morettit thanë në një deklaratë se vendimi i gjykatës i hap rrugën lirimit të Jacques Morettit sapo të përmbushen kushtet e vendosura.
Ata theksuan se autoritetet kanë marrë parasysh angazhimin e pakushtëzuar të çiftit Moretti për të mos iu shmangur procedurave ligjore që do të përballen së bashku./MXH
