Mbyllja mbarëkombëtare e internetit në Iran ka hyrë sot në ditën e pestë.
Mediat e huaja raportojnë nga burime brenda Teheranit se protestat janë duke vazhduar dhe po zgjerohen, ndërsa forcat e sigurisë kanë shtuar masat e tyre të rrepta teksa protestat në vend vijojnë prej rreth dy javësh.
Jeta e përditshme, komunikimet dhe aktiviteti ekonomik janë ndërprerë rëndë nga mbyllja e shërbimit të internetit.
Organizata globale e monitorimit të internetit, NetBlocks, tha se Irani mbetet plotësisht i shkëputur nga rrjeti global i internetit, duke lënë miliona njerëz të paaftë për të hyrë në informacion, për të kontaktuar familjen dhe të afërmit, ose për të kontrolluar sigurinë e të dashurve.
Në disa zona, edhe i ashtuquajturi “internet kombëtar” është fikur, gjë që u lejon përdoruesve qasje në faqet dhe aplikacionet lokale dhe zyrtare të miratuara./K.M
