Mbrojtësi portugez Joao Cancelo është rikthyer te skuadra e Barcelonës në formë huazimi nga klubi arab Al Hilal.
Lajmi u bë publik mesditën e kësaj të marte, pas arritjes së marrëveshjes mes dy klubeve deri në fund të sezonit aktual.
Kjo është hera e dytë që 31-vjeçari do të mbajë veshur fanellën e katalanasve, pas eksperiencës së mëparshme në sezonin 2023-2024. Gjatë periudhës së parë në Spanjë, Cancelo regjistroi 42 paraqitje, ku shënoi 4 gola dhe dhuroi 5 asistime.
Lojtari do të mbajë numrin 2 në fanellë dhe shihet si një përforcim i rëndësishëm për skemat e trajnerit Hansi Flick. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në zyrat e klubit në prani të presidentit Joan Laporta dhe drejtorit sportiv Deco.
Përvoja e tij në të dyja krahët e mbrojtjes pritet të ndihmojë Barcelonën në objektivat për titullin kampion dhe Champions League./mxh
