Një stuhi e fortë dëbore ka goditur gadishullin Kamçatka në pjesën lindore të Rusisë, duke shkaktuar të paktën dy viktima dhe duke detyruar autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
Sasi të mëdha dëbore ranë në zonë, duke mbuluar rrugët dhe banesat deri në disa metra.
Autoritetet e emergjencës njoftuan se viktimat humbën jetën kur sasi të mëdha bore ranë nga çatitë e ndërtesave mbi ta.
Drejtuesi lokal shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të aktivizuar burimet e nevojshme për pastrimin e dëborës dhe ndihmën e banorëve, ndërsa shkollat mbeten mbyllur dhe shumë biznese po operojnë përmes internetit.
Rrugët kryesore të zonës janë bllokuar nga dëbora, me shtresa deri në rreth 80 cm, ndërsa ushtria është angazhuar për të ndihmuar në hapjen e tyre./K.M
