Sipas një raporti të “Page Six”, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet prej më shumë se një viti jetojnë bashkë në Los Angeles. Çifti, i cili ka një lidhje rreth trevjeçare, ka nxitur së fundmi spekulime për fejesë pas disa videove të publikuara nga Jenner në TikTok, ku ajo u shfaq me një unazë të madhe.
Megjithatë, burime pranë çiftit bëjnë me dije se Jenner dhe Chalamet ende nuk janë martuar, edhe pse konsiderohen “praktikisht si të martuar”, për shkak të lidhjes së fortë dhe kohës që kalojnë së bashku.
Pavarësisht se e ruajnë jetën private larg vëmendjes mediatike, aktori falënderoi publikisht Jenner gjatë ceremonisë së Critics Choice Awards, ku fitoi një çmim, duke e quajtur atë “partneren e tij prej tre vitesh”.
Ndërkohë, Kylie Jenner nuk ka reaguar ende zyrtarisht ndaj zërave për fejesë, pavarësisht komenteve të shumta të fansave lidhur me unazën që ajo mban./K.M
