Aeroplani i Vjenës njoftoi të martën se operacionet në aeroport do të rifillojnë nga ora 11:00 sipas kohës lokale (10:00 GMT), pas pezullimit të fluturimeve për shkak të akullit mbi pistat.
Një zëdhënës i aeroportit tha për Reuters se nisjet e fluturimeve do të rifillojnë nga ora 11:00, ndërsa mbërritjet pritet të kthehen në orën 12:00 lokale.
Sipas autoriteteve, një shtresë e trashë akulli kishte mbuluar pistat në aeroportin e Vjenës dhe vazhdimisht formohej sërish pas përpjekjeve për ta pastruar, duke detyruar devijimin e disa fluturimeve drejt aeroporteve të tjera.
Gjendja e motit me akull ka ndikuar gjithashtu edhe në aeroportet e Pragës, Budapestit dhe Bratislavës, duke shkaktuar vonesa dhe shqetësime për udhëtarët./mxh
