Last Updated on 19/01/2026 by Monika
Cristiano Ronaldo ka dalë fitues në çështjen ligjore kundër Juventusit për rrogat e papaguara.
Gjykatësi i punës në Torino, Gian Luca Robaldo, ka rrëzuar apelimin e paraqitur nga klubi bardhezi.
Mosmarrëveshja lidhet me pagat e prapambetura gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Pas largimit nga Juventusi në vitin 2021, Ronaldo kishte pretenduar një detyrim total prej 19.6 milionë eurosh.
Në prill 2024, arbitrazhi vendosi pagesën e gjysmës së kësaj shume. Apeli i Juventusit nuk u pranua dhe klubi do të mbulojë edhe shpenzimet ligjore./mxh
