Last Updated on 19/01/2026 by Monika
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 8 të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK në Call Center-a pak ditë më parë.
SPAK dhe BKH zhvilluan pak ditë më parë një operacion në Tiranë, ku objekt ishin bizneset e Call Center-ave në kryeqytet.
Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga 6 persona. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për kryerjen e veprës penale mashtrim kompjuterik, në bashkëpunim.
Operacion ky që erdhi pas investigimeve të kryera në emisionin italian “Le Iene”.
Sipas hetimeve, një Qendër Thirrjesh në ndërtesën “Atti Tower” në Tiranë mashtronte shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedha.
Gjatë operacionit disa persona u kapën në flagrancë duke transportuar sende nga kjo qendër thirrjesh./mxh
