Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka deklaruar se opozita këtë javë nuk do të jetë pjesë e komisioneve pasi do të jetë në terren për përgatitjet për protestën e 24 janarit. Korreshi ka theksuar se kjo qeveri ikën vetëm me protesta.
“Ne nuk do bëhemi pjesë e komisioneve këtë javë se do jemi në terren për protestën e datës 24. Këta nuk ikin më me shtrëngim duarsh apo fisnikëri se nuk e njohin këtë fjalë, mendoj se këta ikin vetëm me protesta”, tha Korreshi.
Deputeti ndër të tjera u shpreh se dita më e zezë e parlamentit dhe që në optikën e tij përbën vijën e kuqe për opozitën do të jetë dita që në parlament do të ngrihen kartonat për të mbrojtur imunitetin e Ballukut.
“Dita e fundit që duhet të ndajmë këtë parlament, është dita që do ngrejë kartonat për të mbrojtur Ballukun. Kjo është vija e kuqe në optikën time si deputet”, tha Korreshi./K.M
