Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i pranishëm në takimin me qytetarët në njësinë nr 4.
Xhaferri tha se një nga problematikat e vendit është strehimi i të rinjve. Demokrati deklaroi se qëllimi i Ramës është të pastrojë para me ndërtimin.
Deputeti Xhaferri ftoi të gjithë qytetarët të merrnin pjesë në protestë dhe tha se Shqipërinë me PD e pret një e ardhme e ndritur.
“Strehimi i të rinjve dhe çifteve të reja. Falë Ramës kemi arsimtarë me qira që jetojnë në pronën e tyre. Edi Rama kërkon të pastrojë para me ndërtimin. Kjo ka nxitur eksodin masiv. Nuk do t’i lëmë peng të familjes Rama. Do të kemi një të ardhme të ndritur. Më 24 janar të gjithë në protestë”, tha Xhaferri./mxh
