Romeo Beckham, 23 vjeç, dhe e dashura e tij Kim Turnbull, 24, nuk mund të fshehin buzëqeshjet ndërsa u panë duke ecur në rrugët e Parisit, pavarësisht postimit të ashpër të vëllait më të madh, Brooklyn Beckham, që ka shkaktuar bujë në media.
Çifti u pa në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në party-n e Costes, që u zhvillua të enjten mbrëma, në dukje të qetë pavarësisht tensionit familjar. Fotografitë tregojnë Romeo-n dhe Kim-in të veshur mjaft stil dhe të dashuruar, duke injoruar përplasjen e fundit që Brooklyn bëri publike në Instagram.
Romeo, ish-lojtar futbolli, zgjodhi një veshje casual me një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe xhinse bezhë, ndërsa plotësoi pamjen me një shall të Balenciaga-s mbi kokë dhe çizme kafe. Ndërkohë Kim, DJ dhe modele nga Londra, duket elegante me një top të zi dhe xhinse gri, me një pallto të zezë prej leshi dhe një çantë të vogël të zezë.
Drama familjare në të cilën është i përfshirë vëllain më i madh, Brooklyn Beckham, 26 vjeç, ku në një postim të gjatë në Instagram më 19 janar akuzoi prindërit, David dhe Victoria Beckham, për kontroll të tepërt dhe përpjekje për të “shkatërruar” marrëdhënien e tij me bashkëshorten Nicola Peltz. Brooklyn shprehu gjithashtu se nuk dëshiron të ribashkohet me familjen dhe se për herë të parë po qëndron në këmbët e tij.
Përveç kësaj, Brooklyn akuzoi nënën e tij, Victoria, se kishte sjellë gra nga e kaluara e tij në mënyra që synonin të krijonin situata të pakëndshme për të dhe vëllezërit e tij.
Ndërkohë, Romeo dhe Kim rikthyen marrëdhënien e tyre në tetor, pas një periudhe ndarjeje, e cila sipas mediave kishte ndodhur për shkak të tensioneve familjare dhe pretendimeve se Kim ishte përdorur si “shkak” në konfliktin e Brooklyn me prindërit e tij.
Derisa Brooklyn vazhdon të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj prindërve, Romeo dhe Kim duket se zgjedhin të fokusohen tek jeta e tyre dhe momentet e bukura në Paris, duke u dukur të qetë dhe të lumtur pavarësisht turbulencës në familje./mxh
