Analisti Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestën kombëtare të opozitës që u mbajt më 24 janar përpara Kryeministrisë.
Shkullaku tha se policia me sjelljen e saj ndaj protestuesve tregoi qartë se kishte marrë urdhër të shpërndante protestën me çdo kusht.
Ndërkohë më tej, analisti tha se opozita duhet të vendosë nëse do të thellojë reagimin e saj ose duhet të tërhiqet nga protestat.
“Kishte turma policësh që turreshin dhe godisnin kë kishin afër. Gjuanin me gaz edhe mbi trupa njerëzish. Urdhri ishte e qartë, ishte kaotik. Ishte shpërndajeni protestën me çdo kusht, me çdo mjet me çdo formë. Shikoni arrestimet që ndodhën mbrapa. U shoqërua një 10-vjeçar, u tërhoqën zvarrë njerëz në moshë, u goditën gra. Policia ka qëlluar edhe mbi gazetarët. Sulmi i pakuptimtë me valë goditëse mbi njerëzit.
Këto janë shenja që: e para ka një panik, ndërsa e dyta i takon opozitës. Qëndrimi i Berishës në tribunë shkaktoi kaosin te forcat e rendit.Opozita ka shumë element që duhet ti vërë në provë ose do të rikthehet te rituali i përhershëm. Opozita është e dënuar, ose duhet të thellojë reagimin, ose duhet të thotë se nuk është për këtë punë se i ka provuar të gjitha”, tha Shkullaku./mxh
