Ky filmim dëshmon një tjetër rast kur agjentët e njësisë kundër emigracionit të jashtëligjshëm ICE përfshihen në një tjetër incident në Mineapolis, duke lënduar në dorë nga goditjet me plumba gome, një pjesëmarrëse në protestën kundër vrasjes së infermierit 37-vjeçar Alex Pretti, nga e njëjta njësi në të njëjtin qytet.
Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë, kur presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me guvernatorin e Minesotës, me të cilin ra dakord për reduktimin e numrit të agjentëve të ICE-së në terren.
Pas disa rasteve të vrasjeve të emigrantëve të jashtëligjshëm dhe manifestuesve në mbështetje të tyre, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt tha se Trump nuk dëshiron të shohë më njerëz që vriten rrugëve.
Vrasja e 37-vjeçarit Alex Pretti ka shtuar presionin ndaj shefit të Shtëpisë së Bardhë. Ngjarja ka nxitur reagime edhe nga ish-presidentë amerikanë.
Bill Clinton iu bashkua thirrjes në një postim në X, duke thënë se SHBA-të po përballen me një moment historik ndërsa nxiti amerikanët të flasin hapur dhe të tregojnë se kombi ende i përket popullit.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se agjentët qëlluan në vetëmbrojtje pasi Pretti, i cili sipas tyre kishte një pistoletë./kb
