Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendit reagoi për ndryshimet në Kodin Penal sa i takon dekriminalizimit të shpifjes te gazetarët.
Ajo tha se Komisioni Europian e përjashton rastet e arrestimit të gazetarëve. Sipas saj, nuk arrihet asnjë gjë e dobishme nga propozimi që ka sjellë qeveria sot në Kuvend, pasi asgjë sipas saj nuk do të reflektohet në zbatim.
Qeveria është angazhuar në Bruksel që masa të tjera do të përfshijë në Kodin e ri Penal. Nuk arrihet asgjë me propozimet e qeverisë shqiptare. Pas 6 muajsh janë angazhuar që këto nene nuk do të ekzistojnë.
Bëj thirrje që procesi të bëhet për qytetarët shqiptarë jo për politikën sepse askujt nuk i duhet një letër e miratuar kot”, tha ajo./kb
