Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ishte pjesë e diskutimeve të shumta që u zhvilluan në orët e vona të së martës në Kuvend.
“Sot edhe SPAK bën hetim penal për të gjithë policët që kalojnë kufirin me 50 mijë lekësha. Ju thoni ndërtimet pa leje. Kush i kishte këto bashkitë, se po na çani dërrasat këtu në Parlament. I paskeni të gjithë të punësuarit sylesh. E dini ju çfarë ka bërë qeveria. Një rast iu dogj shtëpia njërit në Lushnje, asnjë lekë, asgjë, se i hedhin për të tjera gjëra. Një tjetër thoshte dua shtëpi se po më vdes baba, i vdiq. Ti e ke në terezi, petulla me mjaltë, me Nutella, por ti s’e di që për të bërë një divorc do 7 vjet nëpër gjykata. Sot sistemin e drejtësisë e ke të kalbur, sistemin e drejtësisë e ke të mbaruar”,-tha Korreshi./Kb
