Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Strasburg ku po merr pjesë në mbledhjs e Adamblesë Parlamentare të KiE-së.
Gjatë fjalës së mbajtur, Berisha tha se pyetja themelore që duhet bërë është ka zgjedhje apo farsë. Berisha deklaroi se dënon ashpër ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera.
Kryedmokrati tha se në Parlamnetin e Shqipërisë, 28 deputetë kanë hyrë të mbështetur nga kartelet e drogës, të cilave qeveria u dha leje ndërtimi.
Berisha tha se futja e këtyre deputetëve në Parlament u bë me qëllim për të bllokuar prokurorinë për hetime.
“Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si pyetje më themelore këtë: a kemi zgjedhje apo një farsë zgjedhore. Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës; farsa zgjedhore ka efektin e kundërt.
Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti-parti ose partia-shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit, se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një partie-shtet.
Problemi i dytë madhor është narkoshteti. Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë.
Prokuroria kërkoi arrestimin dhe heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres. Edi Rama; Kryeministri, i quajtur Ramaduro i Madh, e bllokoi iniciativën e Prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje gjendet emri i tij. E njëjta gjë po ndodh me AKSHI-n, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë. Të gjitha të dhënat po eksportohen te bandat kriminale dhe banditët”, tha Berisha./kb
