Last Updated on 27/10/2026 by Monika
Një punëtore në një park të kafshëve të egra në Holandën jugore humbi jetën nga plagët që pësoi pasi u sulmua nga një panterë.
“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se kujdestarja e Safaripark Beekse Bergen vdiq sot nga plagët që pësoi të shtunën, më 24 tetor, gjatë një incidenti me një panterë në park”, njoftoi parku, i cili ndodhet pak kilometra larg kufirit belg, në një njoftim për shtyp.
Gruaja, e cila kishte punuar në park për gati 40 vjet, po punonte brenda rrethimit të dy panterave meshkuj persiane kur u sulmua.
Duke qenë se ishte plagosur rëndë, ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale po atë ditë, por gjendja e saj shëndetësore ishte kritike dhe nuk mundi të mbijetojë./mxh
