Filmi i Richard Linklater, “Nouvelle Vague”, dominoi nominimet për Çmimet Cesar, ekuivalenti francez i Oscarëve, të cilat u shpallën të mërkurën.
Dramë-komedia historike kryeson me dhjetë nominime, përfshirë ato për Filmin më të mirë dhe Regjinë më të mirë për Linklater. Ky film shënon për herë të parë përpjekjen e regjisorit amerikan për kinematografinë franceze, duke u realizuar në ngjyrë bardh e zi dhe duke treguar procesin e krijimit të filmit debutues të regjisorin francez Jean-Luc Godard, “Breathless”, në vitin 1960.
Regjisori iranian Jafar Panahi u nominua gjithashtu për dy Çesa me trillerin politik “It Was Just an Accident”, në kategoritë Filmi më i mirë dhe Skenari origjinal më i mirë. Ky film, i cili fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë vitin e kaluar, është gjithashtu i nominuar për dy Oscar, edhe pse është një dramë në gjuhën persiane, pasi është prodhuar në Francë dhe për këtë ishte i vlefshëm për Çesaret.
Nominime të tjera të rëndësishme përfshijnë dramën kriminale të Dominik Moll, “Case 137”, dhe dramën e formimit personal të Hafsia Herzi, “The Little Sister”.
Ceremonia e 51-të e Çmimeve Cesar do të mbahet më 27 shkurt në Teatrin Olympia në Paris, ku aktori dhe komediani amerikan Jim Carrey do të marrë një Çesar nderi./mxh
