Last Updated on 29/01/2026 by David
Java e fundit e Ligës së Kampioneve ndryshoi në mënyrë të dukshme tabelën e renditjes dhe kualifikimin për objektiva të ndryshëm.
Arsenali e mbylli me 8 fitore në aq ndeshje, duke marrë vendin e parë i ndjekur nga Bayern Munich. Më pas janë Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting dhe Manchester City që siguruan tetëshen e parë, ku bie në sy se janë 5 ekipe angleze.
Sa i përket play-off, do të ketë shumë emra të mëdhenj e me pretendime që nuk ia dolën të siguronin tetëshen, duke filluar nga Reali, Interi apo edhe PSG kampion në fuqi. Ndërkohë, janë eliminuar ekipe me emër si Napoli, Marseille, Athletic Bilbao apo Ajax.
Marseille ishte në lojë deri në sekondat e fundit, por goli i katërt i shënuar nga Benfica, solli kualifikimin e portugezëve.
Surprizat në play-off janë padyshim dy, Bodo Glimt dhe Qarabag, të cilat ia dolën që me rezultatet e tyre të kalonin turin para ekipeve shumë më me emër./ D.C
