Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka replikuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve lidhur me debatet për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e ministres Belinda Balluku.
Balla është shprehur se nëse Grupi Parlamentar i PD-së ka ankesa lidhur me mbledhjen, mund të ankimojë vendimmarrjen sipas Rregullores së Kuvendit.
Ai ka argumentuar se vendimi për të pritur Gjykatën Kushtetuese është i duhuri për shkak se Kuvendi është palë në proces. Sipas Ballës, PD po bën “teatër” dhe nuk e ushtron të drejtën e ankimimit sipas rregullores.
“Nëse Grupi Parlamentar i PD ka ankesa në lidhje me mbledhjen e Keshillit të Mandateve ta ankimojë këtë vendim-marrje sipas Rregullores. Vendimi për të pritur Gjykatën Kushtetuese është vendimi i duhur, sepse edhe vetë Kuvendi është palë në këtë ngërç kushtetues. PD bën teater dhe nuk e ushtron të drejtën e ankimimit sipas rregullores, por bën shfaqje të kota qesharake”, u shpreh Balla. /Kb
