Ifunanya Nwangene, këngëtare e njohur nga pjesëmarrja në sezonin e tretë të The Voice Nigeria, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një pickimi fatal nga një gjarpër helmues në shtëpinë e saj në Abuja, raportoi BBC Africa.
E lindur në Enugu dhe e diplomuar si arkitekte, Ifunanya ishte edhe anëtare e korit Amemuso. Lajmin e trishtë e bëri të ditur drejtori muzikor i korit, Sam Ezugwu, përmes një postimi në Facebook:
“Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të Ifunanya Nwangene Nanyah. Zëri dhe shpirti i saj do të mungojnë thellësisht,” shkruhej në deklaratë.
Sipas një anëtareje të korit, Hillary Obinna, pickimi e zgjoi këngëtaren nga gjumi dhe më pas autoritetet gjetën dy gjarpërinj në shtëpinë e saj. Fillimisht ajo u dërgua në një klinikë lokale, ku nuk kishte antidot, dhe më pas në Qendrën Federale Mjekësore Jabi./mxh
