Një marrëveshje historike po merr formë në Argjentinë. Lionel Messi mund të rikthehet te Newell’s Old Boys në vitin 2027.
Sipas raportimeve të fundit, presidenti i ri i klubit, Ignacio Boero, ka arritur një akord në parim me yllin argjentinas për një kontratë gjashtëmujore “part-time”, që do të shtrihet nga janari deri në qershor të vitit 2027.
Ky plan nuk ndërhyn në kontratën e tij me Inter Miami, e cila është e vlefshme deri në vitin 2028.
Për të bërë të mundur këtë rikthim në Rosario, Boero ka nisur bisedimet me guvernatorin e Santa Fe, Maximiliano Pullaro, për të hartuar një plan special sigurie që do të garantonte qetësinë e Messit dhe familjes së tij gjatë qëndrimit në vendlindje./kb
