Dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së (DOJ) përfshijnë 3.5 milionë dokumente, email-e dhe materiale të tjera që lidhen me financuesin e dënuar për trafikim seksual, Jeffrey Epstein. Nga këto dokumente dalin kontaktet dhe korrespondenca me figura të njohura në elitën politike dhe mbretërore europiane.
Emri i Princeshës norvegjeze Mette-Marit shfaqet në dokumentet e fundit, me qindra email-e të shkëmbyera me Epstein midis viteve 2011 dhe 2014, vite pas dënimit të tij për krime seksuale në 2008.
Në këto email-e, princesha ka përdorur tone afërsie, përfshirë edhe shprehje të tilla si “zemër/ i dashur”, dhe ka diskutuar tema personale dhe takime.
Pas publikimit të këtyre dokumenteve, Mette-Marit ka kërkuar falje publikisht, duke thënë se tregoi gjykim të keq në kontaktet me Epstein dhe se është “thjesht e turpshme”. Ajo tha se duhet të kishte hetuar më mirë sfondin e tij kriminal.
Kryeministri norvegjez ka thënë se Princesha tregoi gjykim të dobët dhe duhet të japë shpjegime për kontaktet e saj me Epstein.
Lidhja e këtij skandali me monarkinë norvegjeze vjen në një kohë të ndjeshme, pasi djali i Princeshës, Marius Borg Hoiby, është duke u përballur me një proces penal serioz për akuza për përdhunim dhe dhunë.
Publikimi i email?ave ka shkaktuar debat të gjerë në Norvegji dhe Evropë për etikën dhe përgjegjësitë e figurave publike që lidhen me persona me sfond kriminal të dokumentuar.
Dokumentet e Epstein përfshijnë lloje të tjera të ndikimit në Europë, përfshirë politikanë, figura diplomatike dhe emra të njohur në shoqëri, duke ngritur pikëpyetje rreth ndikimit të tij mbi elitat dhe lidhjet e tyre sociale.
Disa prej këtyre materialeve tregojnë shtrirje globale të kontakteve të Epstein, duke përfshirë figura të Britanisë së Madhe dhe vende të tjera europiane./mxh
