Një nxënës qëlloi me një armë ndaj shokëve të tij të klasës në një shkollë në Sllovaki, duke plagosur dy studentë.
Zëdhënësja e policisë, Petra Klenkova, tha se të plagosurit morën trajtim të menjëhershëm mjekësor në vendngjarje dhe aktualisht janë jashtë rrezikut.
Një hetim për ngjarjen është në zhvillim.
Incidenti shkaktoi kaos te nxënësit dhe prindërit, shumë prej të cilëve vrapuan për të marrë fëmijët nga shkolla. Kristina, një nxënëse dhe motër e dy djemve në shkollë, tha se situata ishte stresuese dhe menjëherë shkoi të merrte vëllezërit e saj.
Drejtoresha e shkollës, Katarina Jarosincova, theksoi se nxënësi që qëlloi kishte probleme disiplinore dhe shkolla po punonte prej kohësh me shërbime këshillimi për të. “Unë nuk e di arsyen pse reagoi në këtë mënyrë,” shtoi ajo./mxh
