Një 40-vjeçar ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësore pasditen e sotme në Bathore.
Si pasojë ka humbur jetën në spital këmbësorja 65-vjeçare.
Drejtuesi i automjetit, E. B. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./mxh
