Deputeti demokrat Edi Paloka akuzoi sot kryeministin Edi Rama se bën jetë luksozë, në një kohë kur vendi ndodhet në varfëri.
Paloka tha se Rama udhëton herë pas here me charter që i vijnë nga jashtë me porosi.
“Një kryeministër i vendit më të varfër të Europës që bën jetën e një sheiku, nga kryeministrat që bën jetën më luksoze besoj në, jo në Europë, po edhe më gjerë, edhe në vende ku demokracia është vetëm një term që përmendet kalimthi. Pata një informacion në atë kohë nga, nga qendra e kontrollit në Rinas, dikush që punonte aty ma çoi këtë informacion, që Rama herë pas here udhëtonte me charter, që i vinin nga jashtë me porosi dhe herë me chartera që i porosiste vetë. Ka qenë rasti në atë kohë kur ky vajti, mos gaboj, për të parë një ndeshje, ose Lacion ose Juven. Dhe erdhi me helikopter nga Vlora, sepse ishte në Vlorë, në vilën e tij, po pushonte, e morën me helikopter e çuan në Rinas dhe nga Rinasi mori charterin dhe shkoi pa ndeshjen, ose Lacio Juven më duket ka qenë. Pra, që atëherë e morëm këtë informacion dhe në një farë mënyre edhe filluam të hetojmë për këtë çështje dhe na rezultoi që kjo historia e charterave të Ramës ishte e përsëritur”,-tha Paloka./mxh
