Partia e LPD-së në Japoni, e udhëhequr nga kryeministrja Sanae Takaichi, ditën e sotme fitoi lehtësisht zgjedhjet e parakohsme.
Mediat vendase bëjnë me dije se Partia Liberal-Demokrate (LDP), së bashku me aleatin e saj Partinë Ishin, siguruan mbi dy të tretat e vendeve në Dhomën e Ulët, duke siguruar 328 vende nga 465 në total.
Shumica e siguruar i jep LDP-së mundësinë të anashkalojë Dhomën e Lartë, ku partia nuk ka shumicë.
Kryeministrja e parë femër e vendit vendosi që të bëheshin zgjedhje për të rinovuar mandatin e saj, vetëm katër muaj pasi mori drejtimin e LDP-së. Madje, kohë më parë kishte premtuar se do të jepte dorëheqjen nëse partia e saj nuk arrinte të siguronte shumicën, duke i bërë zgjedhjet e parakohshme një rrezik të madh.
Njohja e figursë së saj të lartë politike, Takaichi-t i ofroi asaj një përkahje goxha të madhe, pasi vlerësimet e miratimit të qeverisë së saj janë ende mbi 70%.
Suksesi i shënuar nga Takaichi bie ndesh me dy paraardhësit e saj, nën të cilët partia humbi shumicën parlamentare për shkak të skandaleve të korrupsionit dhe rritjes së shpenzimeve./et
