Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me 19 efektivët e lënduar dje nga protesta e opozitës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari ka shprehur solidaritet për rastin, duke e cilësuar si një sulm të nxitur e të organizuar kriminal.
Lamallari thekson se akte të tilla janë shkelje flagrante dhe e dënueshme e të drejtës legjitime për tubim paqësor.
“Mirënjohje për punonjësit e Policia e Shtetit, të cilët për fat të keq, krahas mundimit të përditshëm për të ofruar më shumë siguri për qytetarët, u duhet të përballen me vetëpërmbajtje duke rrezikuar dhe jetën nga akte të tilla kriminale, të cilat janë një shkelje flagrante dhe e dënueshme e të drejtës legjitime për tubim paqësor!
Solidaritet me familjarët e punonjësve të lënduar dhe të gjithë ata të cilët kanë ndjekur me ankth përmes medias se si prindërit, bijtë, bashkëshortët dhe vëllezërit e tyre rrezikuan jetën nga një sulm i nxitur dhe organizuar kriminal”,-shkruan ministri./Kb
