Një sulm me armë zjarri ndodhi në një shkollë në Tumbler Ridge në Kanada. Nëntë persona u vranë vrarë nga të shtënat masive ndërsa 25 persona kanë mbetur të plagosur, nga të dhënat e deritanishme.
Mediat e huaja raportojnë se gjashtë persona u gjetën të pajetë brenda shkollës, një person humbi jetën rrugës për në spital dhe dy të tjerë u gjetën të pajetë brenda një ambienti tjetër.
Policia tha se i dyshuari u gjet gjithashtu i vdekur brenda shkollës nga një lëndim i vetëshkaktuar.
Oficerët besojnë se e kanë identifikuar autorin e të shtënave, por thanë se po punojnë për të përcaktuar një motiv për atë që është shndërruar një nga të ngjarjet më vdekjeprurëse në një shkollë në historinë kanadeze./Kb
