Një përplasje fizike shpërtheu të mërkurën në Parlamentin e Turqisë, pasi ligjvënësit e partisë në pushtet dhe opozitës u përplasën mbi emërimin e një figure kontroverse në Ministrinë e Drejtësisë gjatë një riorganizimi të kabinetit.
Ligjvënësit opozitarë u përpoqën të bllokonin marrjen e detyrës nga Prokurori i Përgjithshëm i Stambollit, Akin Gurlek, të cilin Presidenti Recep Tayyip Erdogan e emëroi në postin kryesor gjyqësor. Gurlek ka drejtuar procese të profilit të lartë kundër disa anëtarëve të Partisë Kryesore Opozitare, CHP, të cilat opozita i ka cilësuar si politike.
Gjatë debatit, ligjvënësit u përplasën fizikisht dhe disa shkëmbyen grushte, ndërsa Gurlek më pas mori betimin i rrethuar nga ligjvënësit e partisë në pushtet.
Në të njëjtën kohë, Erdogan emëroi Mustafa Çiftçi, ish-gvernator i provincës lindore Erzurum, si Ministër të Brendshëm.
Këto emërime vijnë ndërsa Turqia po diskuton për reforma kushtetuese dhe po ndjek një iniciativë paqeje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, me synim të përfundimit të një konflikti që zgjat dekada./mxh
