Sfida çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Elbasanit dhe Partizanit është shoqëruar me tensione të larta në shkallët e stadiumit, duke detyruar ndërprerjen për disa minuta të lojës.
Gjatë takimit, një pjesë e tifozerisë vendase ka nisur thirrje fyese në kor drejtuar trajnerit të Partizanit, Oltijon Kërnaja. Pavarësisht përpjekjeve të kapitenit të Elbasanit, Arsen Kasa, për të qetësuar situatën, ofendimet kanë vijuar, gjë që ka shtyrë arbitrin të ndalojë lojën për disa minuta.
Skenat e turpshme pritet të kenë pasoja për klubin elbasanas, pasi rasti do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.
Kjo përballje, që konsiderohet si një nga më të rëndësishmet e fazës aktuale të Kupës, u njollos nga sjellja e një grupi tifozësh./mxh
