Takimi mes presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u pasua nga një tryezë zyrtare me shumë të ftuar.
Vakti mes dy liderëve, që u shërbye pas deklaratave të përbashkëta, bëri bujë në mediat e rajonit për shkak të menusë së pasur me shumë pjata tradicionale.
Vakti filloi me angjinare me salcë kerri, djathë tulum dhe gjalpë, një pjatë me patëllxhanë Imam Bajaldi, lakre me gështenja.
Mezetë vazhduan me piruhi me gjalpë, djathë arra dhe zarzavate Egjeu, si dhe një sallatë kopshti me me salcë limoni.
Pastaj në tryezë u vendosën pjatat me fileto viçi, shoqëruar me pilaf me shafran dhe bajame dhe shparguj të pjekur në skarë. Menuja përfshinte gjithashtu urfa kebab dhe brinjë qengji, siç shkruajnë mediat greke.
Vakti përfundoi me një parfait me bajame të hidhura dhe ananas dhe një shumëllojshmëri ëmbëlsirash turke, duke përfshirë bakllava me arra dhe fistikë./kb
