Last Updated on 12/02/2026 by Kesjana
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në fjalën e mbajtur në Parlament tha se mazhoranca po vonon çdo gjë duke u fshehur pas procedurave.
Më tej, Boçi deklaroi se në sallë muyngon deputeti Nallbati për shkak se është goditur nga policia, të cilën ai e quan polici e mazhorancës.
Nënkryetari dmeokrat këkroi mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve për kërkesëën e SPAK.
“Të gjithë strukeni dhe vononi çdo gjë pas procedurave. Mbani në Këshillin e Mandateve një kërkesë të SPAK. Kërkesë që në të vërtetë është imuniteti i Ramës. Kërkoni të modifikoni procedura në interesin tuaj.
Në këtë sallë mungon deputeti Nallbati se e ka goditur policia juaj.
RENEA arreston adoleshentë, godet deputetët e opozitës. Përballë Parlamentit ishin efektivët ata që iu kthyen protestuesve. Ky Parlament duhet të mbyllet dhe të mblidhet Këshilli i Mandateve menjëherë. Justifikimi i Gjykatës Kushtetuese ka rënë”, tha Boçi./kb
